GJKKO vendos sot për Metën dhe Kryemadhin, ish-deputetja mbërrin në gjykatë

GJKKO vendos sot për Metën dhe Kryemadhin, ish-deputetja mbërrin në gjykatë

Ish deputetja Monika Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e GJKKO, aty ku sot do të vendoset nëse dosja ndaj saj dhe Ilir Metës do të kalojë apo jo për gjykim. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat për pastrim parash. Mbrojtja ka kërkuar pushimin e çështjes ose në alternativë rikthimin e saj për hetim të mëtejshëm....