GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në paraburgim
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg”. Ai kishte kërkuar zëvendësimin e kësaj mase. Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për Erion Veliajn përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa ai u arrestua më 10 shkurt 2025. Për gjykim janë dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera të përfshira në dosje. SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, duke përfshirë...
Burimi:
ntv.al