GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, për heqjen e sekuestrove të vendosura nga SPAK dhe GJKKO mbi 25 pasuri të tij. Avokati Idajet Beqiri i ftuar në studion e emisionit ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv e ka cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO-së për rrëzimin e kërkesës së Malltezit. Kjo pasi sipas tij, pasuritë duhet të mbeten nën sekuestro deri në momentin që do të merret një vendim i formës së prerë për fajësinë ose jo të Malltezit. Ai shtoi gjithashtu se një defekt i SPAK në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani është që nuk e ka shtrirë hetimin edhe te familjarë të tjerë të Malltezit...
Burimi:
javanews.al