“GJKKO ka zeruar mundësitë për një proces normal penal”, Minxhozi: Drejtësia e re ngjan me të vjetrën

“GJKKO ka zeruar mundësitë për një proces normal penal”, Minxhozi: Drejtësia e re ngjan me të vjetrën

Nuk ka heqje të imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku. Mazhoranca socialiste në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit rrëzoi raportin e PD për heqjen e imunitetit të Ballukut pas kërkesës së SPAK. Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në një studio televizive, komentoi zhvillimet politike dhe qëndrimin e mazhorancës. Ai shtoi se institucionet e drejtësisë speciale, përfshirë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), sipas tij, kanë krijuar një situatë që vështirëson një proces normal penal, duke e cilësuar realitetin aktual si larg premtimeve të reformës. Ai theksoi se drejtësia e re ngjan me drejtësinë e vjetër. “Çfarë ndodhi sot në të sallë, Në atë sallë ndodhën dy fenomene, të cilat kanë bashkëshoqëruar njëri tjetrin, Janë të ndërlidhur mes tyre dhe...