GJKKO jep dritën jeshile për zbërthimin e celularëve të njerëzve të Ballukut,  Lala: Në “sitë” besnikët e saj dhe…

GJKKO jep dritën jeshile për zbërthimin e celularëve të njerëzve të Ballukut, Lala: Në “sitë” besnikët e saj dhe…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një studio televizive ka zbuluar detaje të reja mbi një vendim të GJKKO që lidhet drejtpërdrejt me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Lalës, vendimi është marrë më 19 mars nga gjyqtari i posaçëm Erion Çela dhe i hap rrugë SPAK për të zbërthyer celularët dhe pajisjet elektronike të personave të lidhur me Ballukun. Ajo bëri me dije se kjo vendimmarrje prek drejtpërdrejt hetimet ndaj ish-numrit dy të qeverisë, duke kujtuar se që prej dhjetorit 2025 dhe janarit 2026, me vendim të GJKKO, agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente personale të personave të konsideruar si të afërt me Ballukun. Mes tyre, sipas gazetares, janë edhe ish-vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, si dhe...