GjK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama zbardh vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit të PS
Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partsisë Socialiste. Të pranishëm në mbledhje ishin kreu i qeverisë Edi Rama si dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht gëzon vetëm statusin e deputetit. Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama nuk la një datë të mirëfilltë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Megjithatë, shefi i qeverisë theksoi se në këtë çështje ka të drejtë të kërkojë këshillim juridik ndërkombëtar. Mbetet për t’u parë nëse do t’i drejtohet Komisionit të Venecias, por kreu i qeverisë nuk përmendi një institucion të jashtëm specifik. Ai nxorri tre konkluzione kryesore nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të...
Burimi:
vizionplus.tv