GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron ndryshime në ligj pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron ndryshime në ligj pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar

Para se të nisej drejt Brukselit, kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e kësaj të hëne Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen 3 ditë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në fuqi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Pjesë e mbledhjes ishte edhe vetë Balluku, ndërsa socialistët kanë diskutuar për qëndrimin që do të mbajë Grupi Parlamentar për këtë çështje. Rama njoftoi pas mbledhjes se socialistët do të iniciojnë ndryshime ligjore që japin zgjidhje nëse një ministër mund të pezullohet nga detyra apo jo. “Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”, tha rama në rrjetet...