GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Rama sulmon gjyqtarët: S’gjetën forcën të mos lejojnë marrjen peng të qeverisë

GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Rama sulmon gjyqtarët: S’gjetën forcën të mos lejojnë marrjen peng të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në podcastin e tij “Flasim” ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke rikthyer kërkesën e SPAK-ut, i cili po ashtu kërkon edhe arrestimin e saj. Rama e cilësoi vendimin si një precedent të rrezikshëm dhe të paprecedent në vendet demokratike, duke deklaruar se Gjykata Kushtetuese “nuk gjeti forcën” për të mos lejuar, sipas tij, “rimarrjen peng të qeverisë” përmes një mekanizmi të pazakontë. Ai e quajti pezullimin e një anëtari të qeverisë në një seancë paraprake nga prokurori dhe gjykata si një praktikë të panjohur në botën demokratike. Sipas kryeministrit, Shqipëria po shndërrohet në “shembullin e parë të një budallallëku botëror”, ndërsa shtoi se Gjykata Kushtetuese, në vend...