GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi që mbajtja e tij në burg është e ligjshme. Në një postim në rrjeti sociale, Meta shkruan se: Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë. Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana. Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre. Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe...