Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

Pedagogu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se protesta është normale, por PD nuk e bën dot rotacionin, sepse nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet. “Çdo protestë në një shoqëri demokratike është normale. Çështja është cfarë pritet nga protesta. Protesta nuk është shfaqje, është alternativë për ndryshime. Ne kemi 12 vite që mblidhemi pas çdo proteste të opozitës dhe themi sa veta u mblodhën, çfarë u tha. Bonaparti thotë se nëse e lufton armikun me të njëjtat mjete, po i mëson si të mbrohet më mirë. E vërteta është se majta nuk duhet të jetë më në pushtet. Po ne i kemi këtu katër mandate. Në këto katër mandate nuk kemi një opozitë...