Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se korrupsioni galopant i qeverisë, ka detyruar opozitën të protestojë në shesh. Ai deklaroi se pjesëmarrja në protestat e opozitës është rritur, që nga protesta e parë dhe deri sot, ndërkohë që paralajmëroi se protesta e datës 28 shkurt do të jetë krejt ndryshe nga protestat e mëparshme. “Ne duhet të kuptojmë qëllimin për të cilin kemi ardhur. Po diskutohet në studio se çfarë e ka shtyrë opozitën të shkojë drejt këtyre protestave. Një nga elementët kryesorë, është çështja e zgjedhjeve, të cilën PD duhet ti kishte filluar që ditën pas zgjedhjeve të 11 majit. Për shkak të pritjes së raportit të OSBE/ODHIR dhe analizës në PD, këto protesta...