Gjin Gjoni na iluminon: Molotovët në protestë i hodhën persona të infiltruar nga policia dhe SHISH

Gjin Gjoni na iluminon: Molotovët në protestë i hodhën persona të infiltruar nga policia dhe SHISH

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni deklaroi se protesta e PD ishte paqësore dhe se molotovët i hodhën persona të infiltruar nga policia dhe SHISH. Analisti Baton Haxhiu e pyeti Gjonin, se përse PD nuk u distancua nga dhuna, nëse ajo është kryer nga persona të infiltruar. Deputeti deklaroi se në protestë ka patur ndërthyrje mes fishekzjarreve dhe molotovëve dhe se 80% kanë qenë fishekzjarre. Replikat:  Baton Haxhiu: Ju po bëni një krizë politike, nuk ka dilemë. Para se të hyjmë te kjo krizë politike, po ju pyes si njeri i drejtësisë. Nga aspekti politik dhe nga aspekti analitik, e dimë dhe mund të konstatojmë se molotovi është fuqi politike. Por ju si njeri i drejtësisë, po ju pyes, molotovi a është krim dhe a është...