Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë
Deputeti demokrat Gjin Gjoni i është bashkuar thirrjes së kreut të PD, Sali Berisha, i cili paralajmëroi sulme ndaj selive të PS në të gjithë vendin. Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, Gjoni kritikoi mënyrën se si u menaxhua situata nga autoritetet në protestën e 20 shkurtit, duke nënkuptuar se tani ata mund të sulmojnë selitë e PS. “Për sa kohë që në krye të policisë së shtetit janë njerëz të cilët janë të lidhur me krimin, për sa kohë që policia e shtetit menaxhohet nga njerëz të cilët janë pjesë e organizatave kriminale, padyshim që ngjarje të tilla do të ndodhin. Por Partia Socialiste dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, sepse lufta ndaj një partie politike nga ana e një krahu...
Burimi:
javanews.al