Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

Në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka shpjeguar arsyet pse opozita ka intensifikuar kërkesën për një qeveri teknike. Ai theksoi se janë tre faktorë kryesorë që e kanë shtyrë PD-në drejt këtij qëndrimi. Sipas tij, Raporti i fundit i OSBE/ODIHR është më i rëndi që nga zgjedhjet e vitit 2001. “Aty janë faktuar të gjitha shkeljet dhe thuhet hapur se zgjedhjet ishin të parregullta. Ndryshe nga raportet e mëparshme, të cilat gjithmonë evidentonin një përmirësim krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ky raport ka qenë i ashpër. Raporti i fundit thotë se parti dhe shteti janë një, blerja e votave ka qenë masive, dhe lidhjet e krimit me politikën janë të dukshme.” Gjoni theksoi se një tjetër shtysë...