Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!
Për deputetin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, njeriu i cili po punon më shumë nga të gjithë në Shqipëri për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti, është pikërisht kryetari i kësaj force politike ku ai bën pjesë, Sali Berisha. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat këtë të hënë, më 23 shkurt, në një intervistë në Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Madje Gjoni tha se nëse të gjithë deputetët e PD-së do punonin sa gjysma e Berishës, qeveria socialiste tashmë do të ishte rrëzuar. “Ç’mendoni për ata që thonë se sa të jetë Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike, Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti?”, ishte pyetja që Jacaj i drejtoi deputetit Gjoni. Kësaj pyetjeje ai iu përgjigj se kjo ide është e gabuar...
Burimi:
javanews.al