Gjin Gjoni: Berisha e ka takuar në Bruksel McAllister-in kokë më kokë

Gjin Gjoni: Berisha e ka takuar në Bruksel McAllister-in kokë më kokë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, zbuloi se çfarë u diskutua mes përfaqësuesve të PD-së dhe eurodeputetit David McAllister në takimin e zhvilluar sot në selinë blu. “Çështjet që ka shqetësim sot PD-ja janë 4 dhe janë diskutuar sot në këtë takim. E para ishte çështja e zgjedhjeve, e cila nga Parlamenti Europian është evidentuar; Parlamentarët europianë kanë diskutuar lidhur me çështjet e shtetit të së drejtës dhe çështja “Balluku” ka qenë mes tyre. Në ditët në vijim do të shohim zhvillime të tjera; njëkohësisht, edhe ndryshimet në Kodin Penal, që kërkon t’i japë imunitet kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar; Dhënia e imunitetit njerëzve që nuk janë të zgjedhur dhe nuk janë të parashikuar në Kushtetutë”, deklaroi Gjoni. Sa i përket mungesës së takimit...