Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në fushën e Torovicës, ku përmbytjet e ditëve të fundit kanë sipërfaqe të madhe toke. Gjekmarkaj u takua me banorët e zonës dhe ngriti shqetësimin se kjo është një situatë që përsëritet çdo vit. “Qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe ta vërë situatën nën kontroll, në vend që të fajësojë vetëm faktorët natyrorë pa marrë masa konkrete,” u shpreh ai. Deputeti theksoi se është urgjente ndërhyrja në hidrovorin e Balldrenit, i cili sipas tij nuk arrin të kryejë funksionin për shkak të mungesës së investimeve. “Ky investim është premtuar prej vitesh, por nuk është realizuar asnjëherë, duke lënë zonën të pambrojtur përballë përmbytjeve të përsëritura,” shtoi Gjekmarkaj. Nga ana e tyre, fermerët paralajmërojnë...