‘Gerond Meçe nuk e ndante mirë pjesën..’, Dervishi zbulon dinamikat kriminale te AKSHI: U krijua një shtet paralel…
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në një emision televiziv, ka folur në lidhje me dosjen e AKSHI-t dhe hetimet e SPAK mbi këtë institucion, duke ngritur akuza të forta për abuzime masive financiare, lidhje klienteliste dhe rrezik serioz për sigurinë e të dhënave shtetërore. Sipas Dervishit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka funksionuar prej vitesh si një strukturë e kontrolluar nga rrethi familjar dhe njerëz të afërt me kryeministrin. “AKSHI ishte kopshti i prapmë i familjes Rama. Aty ishte baxhanaku i Ramës”, deklaroi gazetari. Ai përmendi emrin e biznesmenit Gerond Meçe, për të cilin sipas tij thuhet se nuk “e ndante mirë pjesën”, çka solli ndërhyrjen e Ergys Agasit. “Vjen Ergys Agasi dhe thotë: e ndaj unë mirë pjesën, madje e dyfishoj tenderin....
Burimi:
sot.com.al