‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se SPAK po rivlerëson të gjitha provat e mëparshme lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Sipas saj, hetimet e reja synojnë të zbardhin përgjegjësitë reale të ngjarjes, pavarësisht zhdukjes së një pjese të provave, dhe të vendosin lidhjen shkak-pasojë mes aktorëve të përfshirë. Gjikondi theksoi se, sipas bindjes së saj, fijet e çështjes çojnë te familja Berisha dhe se rastet “Gërdeci” dhe “Partizani” përfaqësojnë shembuj të ndikimit direkt ose indirekt të ish-kryeministrit Sali Berisha në pasurimin e familjarëve, duke i bërë thirrje SPAK-ut të tregojë kurajo dhe të identifikojë publikisht përgjegjësit. “SPAK po rivlerëson të gjitha provat e mëparshme. Të mos harrojmë që kanë vdekur 26 persona...