Genti Gazheli emërohet zv.ministër te Ministria e Mjedisit, zbardhet vendimi i qeverisë/ Ja kush do jetë në krye të Doganave
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore. – Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit. – Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Burimi:
javanews.al