Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

“Për shumë arsye, unë mendoj që premtimi i Edi Ramës dhe shumë zyrtarëve të tjerë në Bruksel për mbyllje kapitujsh në vitin 2027 apo anëtarësim në 2030 është flluskë. Nuk ka asnjë shans të realizohet”. Kështu u shpreh Genc Pollo, nga Partia Demokratike, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN. “Do doja të isha i gabuar, por është shumë objektive të thuash që janë flluska dhe janë premtime që keqpërdoren për propagandë. Për të mbyllur kapitullin e sigurisë ushqimore, po themi, duhen investime në laboratorë, gjë që qeveria nuk ka ndërmend t’i bëjë. Ky është një nga problemet me natyrë teknike që Shqipëria duhet t’i zgjidhë. Por, ndërkohë që Shqipëria ishte një demokraci funksionale, me një shtet ligjor imperfekt, por gjithsesi...