Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve ishte protesta e paralajmëruar për datën 22 dhjetor, përpara Kryeministrisë. Gjatë bashkëbisedimit, Bardhi theksoi se qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në këtë protestë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për pengimin e drejtësisë. Ai u shpreh se është koha që qytetarët të reagojnë dhe të japin një mesazh të qartë kundër keqqeverisjes. “Nga Njësia 1 Tiranë demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si Kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar....