Gazment Bardhi në Washington: Aleanca me SHBA dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar
Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ndarë momente nga vizita në Washington DC, ku u takua me kongresmenin Michael R. Turner, ish-kryetar i Komitetit të Inteligjencës në Kongresin Amerikan. 🇺🇸🤝🇦🇱 ‘Shqipëria është e nderuar të ketë një aleat strategjik si SHBA, dhe është jetike që të angazhohet në prioritetin e Presidentit Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, kartelëve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.’-u shpreh ai Gjatë takimit, Bardhi dhe kongresmeni Turner ndanë shqetësimet e Shqipërisë për pasojat që ka bashkëqeverisja me krimin e organizuar dhe rëndësinë e forcimit të aleancës strategjike me SHBA në këtë drejtim. Postimi: Washington DC Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Michael R. Turner, që ka drejtuar për një...
Burimi:
sot.com.al