“Gazi lotsjellës nuk i trembi protestuesit”, Lela ndez alarmin: Protestat do intensifikohen deri në zgjedhje të lira

“Gazi lotsjellës nuk i trembi protestuesit”, Lela ndez alarmin: Protestat do intensifikohen deri në zgjedhje të lira

Kreu i Zyrës së Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, komentoi në një studio televizive për protestën e fundit të organizuar nga PD më 24 janar, duke theksuar se përdorimi i gazit lotsjellës nga forcat e rendit kishte efekt të kundërt. “Kam përshtypjen se hedhja e gazit lotsjellës ndaj protestuesve i mobilizoi ata për një rezistencë më të madhe, madje edhe për protestën e radhës e cila nuk do vonojë. Gazi u nxor për të çmobilizuar protestuesit, por efekti ishte i kundërt, duke i mobilizuar më tej,” deklaroi Lela. Ai shtoi se ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë për të rrëzuar qeverinë, duke cituar Sali Berishën: “Nuk pritet rrëzimi i qeverisë as nga drejtësia, as nga ndërhyrjet e huaja. Do jetë revolta popullore që do e...