Gazi lotsjellës në xhaminë e Namazgjasë, Këlliçi: Ngjarje e pajustifikuar, nuk kishte asnjë arsye për…
I ftuar në një studio televizive, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, foli për protestat e opozitës, efektivitetin e tyre dhe hapat e ardhshëm politikë. Sa i takon debatit mbi format aktuale të tubimeve, Këlliçi tha se të gjitha opsionet janë të hapura dhe se vendimmarrja i përket strukturave të Partisë Demokratike. “Të gjitha skenarët janë në tavolinë dhe janë të hapura për t’u zbatuar në një moment të caktuar. Është një vendimmarrje që i takon Partisë Demokratike për ta ndërmarrë në momentin e duhur.”-tha Këlliçi. Ai argumentoi se, pavarësisht kritikave, protestat kanë arritur objektivin kryesor, ndërkombëtarizimin e çështjes së krizës politike dhe akuzave për korrupsion. Sipas tij, mediat amerikane dhe europiane kanë pasqyruar situatën në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për sabotim të drejtësisë. Në...
Burimi:
sot.com.al