Gazi lotsjellës i skaduar në tubimet e PD? Koçiu: Nuk e di nëse është i dëmshëm, kam urdhëruar hetim

Gazi lotsjellës i skaduar në tubimet e PD? Koçiu: Nuk e di nëse është i dëmshëm, kam urdhëruar hetim

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu tha se ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për të nisur hetimet lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar në protestat e Partisë Demokratike. Koçiu tha se hetimet po vijojnë ndërsa nuk dha një përgjigje nëse është apo jo i dëmshëm për qytetarët. “Këtë shqetësim e kam ndjekur kam urdhëruar të kryet një hetim nga policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Hetimet po vazhdojnë do të dalim në konkluzion. Nëse është i dëmshëm ose jo, këtë nuk di të ta them”, tha Koçiu.