Gaz lotsjellës te PD-ja, Berisha me tone të ashpra: Do të sulmojmë selitë e PS në të gjithë vendin!
Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nëse sulmohet selia e PD-së, siç ndodhi dje me gaz lotsjellës, do të sulmohen të gjitha selitë e PS-së në vend. “Dje është sulmuar selia e PD. I garantoj Ramës se sulmet ndaj selisë së PD, do të sjellin sulme ndaj selive të PS në të gjithë vendin. Ndaj hiq dorë nga kjo betejë si kryetar i organizatës kriminale, Nëse sulmoni selinë e PD, do ju përgjigjet PD siç e meritoni.”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al