“Gati të paguajë për një foto me Trump”, Tomorri: Raportet e Ramës me SHBA-në janë të ngrira
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Forumin Ekonomik të Davosit, duke e cilësuar të pabesueshëm justifikimin e dhënë nga kreu i qeverisë për mospraninë e tij. I ftuar në një emision televiziv, Tomorri tha se Rama është i gatshëm “të bëjë gjithçka dhe të paguajë për një foto” me Donald Trump, por megjithatë nuk mori pjesë në një aktivitet ku presidenti amerikan ishte i pranishëm. Sipas tij, argumenti se Rama zgjodhi të qëndronte në Shqipëri për të mikpritur Ivanka Trump nuk qëndron, pasi kryeministri kishte kohë dhe mundësi logjistike për të realizuar të dyja angazhimet. Gazetari theksoi se problemi kryesor është mungesa e aksesit të Ramës në Uashingtonin zyrtar. Sipas tij, marrëdhëniet me Ambasada e SHBA në Tiranë janë praktikisht...
Burimi:
sot.com.al