Gati amnistia penale, ministri: Përfitojnë 10 mijë persona. 338 do lirohen menjëherë, ulje dënimi për 980 të tjerë
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka njoftuar se është gati propozimi për amnistinë penale, nga e cila pritet të përfitojë mbi 10 mijë persona. Në një konferencë për shtyp, Lamallari theksoi se propozimi tashmë është firmosur dhe është dërguar në Këshillin e Ministrave, për t’u miratuar më pas në Kuvend. “Kemi kaluar në Parlament ndryshimet në Kodin Penal duke përfshirë këtu dekriminalizmin e shpifjes sidomos për një kategori të caktuar personash që kërkojnë më shumë mbrojtje, gazetarët. Sapo kam firmosur propozimin për amnistinë penale, duke e dërguar këtë propozim për akt ligjor në Këshillin e Ministrave dhe besoj se shumë shpejt do të kemi miratimi e aktit dhe më pas depozitimin në Kuvend”, tha ai. Sipas tij, amnistia penale do të prekë një kategori të...
Burimi:
javanews.al