Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!
“Sali Berisha e ka degraduar Partinë Demokratike në atë pikë sa që çfarëdo që të bëjë nuk e sjell atë në pushtet, në mos do ta marrë me vete në varr’, ky ishte konkluzioni i kandidates për kreun e PD Alesia Balliu dhe Bujar Nallbanit, ish kandidat për kreun e PD-së të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV ku u diskutua gara për kreun e PD-së dhe e ardhmja e kësaj force politike. Në narrativën e tij, Nallbani argumentoi se problemi kryesor i Partisë Demokratike lidhet drejtpërdrejt me lidershipin, mungesën e meritokracisë dhe kontrollit nga një rreth i ngushtë njerëzish. “PD është e degraduar dhe kurrë nuk e merr pushtetin. Një forcë politike me kryetar të degraduar nuk vjen kurrë në pushtet. Evi Kokalari dhe Alesia duhej...
Burimi:
javanews.al