Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se gara për drejtimin e PD-së nuk mund të kontrollohet nga lidershipi aktual, Sali Berisha. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Salianji tha se pakënaqësia e demokratëve është e dukshme kohëve të fundit Sa i përket deklaratës së PD-së se ai dhe të tjerë janë “vetëpërjashtuar”, Salianji e cilësoi të pavlefshme. Salianji theksoi gjithashtu se do të kandidojë pavarësisht pengesave, duke argumentuar se statuti i PD-së nuk lejon kandidimin e Berishës për shkak të mosrealizimit të objektivit për ta kthyer partinë në forcë qeverisëse. INTERVISTA E PLOTË: Sot, disa militantë të Partisë Demokratike nga Durrësi, mbështetës të Ervin Salianjit, protestuan te selia qendrore e partisë. A mund...
Burimi:
javanews.al