Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela
Debati për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike ka sjellë në qendër të vëmendjes emrin e Ervin Salianjit, por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka mohuar mundësinë që ai të jetë pjesë e garës për kreun e partisë. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Noka tha se Salianji nuk është më anëtar i PD-së. I pyetur nëse ka një vendim për përjashtimin e tij, Noka u përgjigj se “vetëpërjashtimi nuk ka nevojë për vendim”. “Salianji nuk është anëtar i PD, flas për anëtarët e PD. Shteti ka ligje ka dhe Kushtetutë dhe kur shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit, shteti ka ligje që të tregon vendin. Kështu funksionojnë shoqëritë, edhe partitë. E kemi bërë publike në mbledhjen e kryesisë dhe jashtë kryesisë....
Burimi:
javanews.al