Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn, është parë të hyjë në ambientet e Ministrisë së Brendshme këtë të martë. Ajo është pritur nga ministri Besfort Lamallari. Vizita përkon me zhvillimin e garës për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Seancat dëgjimore me kandidatët do të ndiqen nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit. Përveç SHBA, do të ketë edhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian. Më herët, Lamallari është takuar me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e Vilës 30 në Tiranë. Burime bëjnë me dije se do të ketë takime gjatë gjithë javës, ku ministrat dhe drejtorët do...