Gara në degët e PD/ Ja lista e emrave që kryesuan në vota dhe u emëruan kryetarë në qarqet e Shqipërisë

Gara në degët e PD/ Ja lista e emrave që kryesuan në vota dhe u emëruan kryetarë në qarqet e Shqipërisë

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Shqipëri, në Pogradec është mbyllur me fitoren e Oligert Muçllari, i cili ka mundur rivalin Kasëm Galla me një diferencë prej 23 votash. Sipas të dhënave zyrtare, në procesin e votimit morën pjesë 476 anëtarë të Partisë Demokratike. Nga numërimi i votave rezultoi se Muçllari siguroi 247 vota, ndërsa Galla 224 vota. Gjithashtu u shpallën 6 vota të pavlefshme. Në Shkodër garë u zhvillua mes 2 kandidatëve Ardit Çylybyli dhe Gent Ibro. Nga 1781 pjesëmarrës, rreth 1060 vota mori Ardit Çylybyli, ndaj rreth 700 votave që siguroi Gent Ibro. Zgjedhje pati edhe PD Dega Kashar, në Tiranë, ku në garë ishte Marjo Çeça dhe Fazlli Marku. Nga 220 fletë votimi, 186 siguroi Marjo Çeça...