Gallata serioze e Melonit

Gallata serioze e Melonit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i tha rrethit të ngushtë zyrtar që të pushojnë mirë gjatë Krishtlindjeve sepse do t’u duhet, duke pasur parasysh se një vit i vështirë pune i pret. “Ju dua. Ne jemi një familje, luftojmë gjatë gjithë vitit”, tha Meloni gjatë një takimi me stafin e saj në oborrin e pallatit të kryeministrit. “Viti i kaluar ishte i vështirë për të gjithë ne, por mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më i keq”, bëri shaka ajo, duke shtuar: “Kështu që ju këshilloj të pushoni mirë këto festa, sepse duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij vendi të jashtëzakonshëm.” Italy's PM Giorgia Meloni: 2025 has been tough for all of us, but don’t worry—next year will be much worse....