Furnizimi me energji elektrike, Balluku: Transmetimi normal, të gjitha linjat në funksion

Furnizimi me energji elektrike, Balluku: Transmetimi normal, të gjitha linjat në funksion

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të vlerësuar situatën e krijuar nga përmbytjet dhe për të koordinuar veprimet në terren. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se situata paraqitet e përmirësuar në rang kombëtar. Sipas saj, mbi 1 600 punonjës të mbrojtjes civile janë angazhuar në terren që prej datës 2 janar, kryesisht në zonat më të prekura nga reshjet intensive. Balluku theksoi se situata është menaxhuar edhe në veri të vendit, ku janë regjistruar disa shkëputje të energjisë elektrike në Kukës dhe Librazhd, por ato janë riparuar dhe rikthyer në funksion brenda një kohe rekord. Aktualisht, të gjitha linjat e transmetimit janë funksionale. “Situata me e mirë në rang vendi....