“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin
Partia Socialiste paralajmëroi më herët ndërhyrje në legjislacion me qëllim qartësimin e ndarjes së kompetencave dhe garantimin që funksionet kushtetuese nuk mund të pezullohen me vendim gjykate, pas situatës së krijuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cili nuk arriti të krijonte një shumicë lidhur me një interpretim detyrues. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, gjatë një interviste në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese la të pazgjidhur konfliktin kushtetues dhe atë të kompetencave dhe në mungesë të një interpretimi përfundimtar, shtoi ministri, Kuvendi ka detyrimin të ndërhyjë si ligjvënës, për të sqaruar se funksionet kushtetuese nuk mund të pezullohen dhe se kjo nuk lidhet me emra konkretë. “Ne e lexojmë atë vendim ashtu...
Burimi:
javanews.al