“Fundi i trafikantëve”, Alizoti paralajmëron: Rama është kryeministër mafioz, koha për t’i thënë mjaft

“Fundi i trafikantëve”, Alizoti paralajmëron: Rama është kryeministër mafioz, koha për t’i thënë mjaft

Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti, ka bërë thirrje për qytetarët që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë. Duke renditur një sërë faktesh që e kanë nxjerrë lakuriq kryeministrin Edi Rama në lidhje me korrupsionin galopant që ka përfshirë çdo qelizë të shtetit, si dhe e kanë zbuluar atë si kreun e një karteli të mirëorganizuar, që vjedh si një derr i pangopur. ‘Bashkëqytetarë, protesta e nesërme nuk ka të bëjë me pushtetin. Ka të bëjë me dinjitetin. Ky kryeministër mafioz po e sfidon hapur vendin. Po përpiqet të tregojë se Shqipëria është një territor i kalbur, ku qytetarët janë aq të varfër sa pranojnë vjedhjen e tij. Po përpiqet të na barazojë të gjithëve me veten e tij, të na quajë...