Ftesë për Ramaduron/ PD do ta votojë në kuvend ftesën e Donald Trump për ‘Bordin e Paqes’

Ftesë për Ramaduron/ PD do ta votojë në kuvend ftesën e Donald Trump për ‘Bordin e Paqes’

Partia Demokratike do të votojë në Parlament angazhimin e Shqipërisë në nismën e presidentit amerikan Donald Trump për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën, pavarësisht kritikave ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama e ka promovuar këtë ftesë në opinionin publik. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, deklaroi se opozita do ta mbështesë pa asnjë diskutim këtë nismë, duke e cilësuar qëndrimin proamerikan si pjesë të pandryshueshme të identitetit politik të Partisë Demokratike. Sipas Zhupës, PD-ja e konsideron SHBA-në partner strategjik dhe mbështet çdo iniciativë të paqes të ndërmarrë nga administrata amerikane, përfshirë edhe këtë të presidentit Donald Trump. Ajo theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë bord nuk përbën një privilegj të veçantë për qeverinë Rama, por është një angazhim protokollar ku marrin pjesë...