Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë, u pasua nga një lumë marrëzish!
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon këtë të hënë, më 19 janar, një konferencë për shtyp me fokus ftesën e Donald Trump, drejtuar kryeministrit të vendit Edi Rama, për t’ju bashkuar “Bordit të Paqes”, Organizatës së re Ndërkombëtare të ideuar nga presidenti i SHBA-ve. Gjatë fjalës së saj ministrja Spiropali e konsideroi këtë ftesë një vlerësim të lartë që i është bërë Shqipërisë nga presidenti amerikan Donald Trump. “Kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë në çështjet e paqes në rajon dhe në gjirin e organiz ndërkombëtare. Ftesa e presidentit të SHBA-ve është vlerësim gjithashtu për lidershipin e kryeministrin Rama, i cili është ftuar personalisht që të jetë anëtar i bordit.”, tha Spiropali....
Burimi:
javanews.al