Ftesa e Trumpit fut në sherr Palloshin e Gjatë me tenxheret mediatike
Ilir Dako Në një shpërthim skicofrenik në rrjetin social X, Edi Rama ka filluar të jargëzojë dhe shkumëzojë kundër mediave që nuk i vajtën pas të vetmes brimë të kavallit që disponon për të famshmen ftesë të Donald Trump. Në një fjalor rrugaçëror me një lumë sharjesh e fyerjesh si me qenë lac rruge, kryeministri shqiptar ju turr medieve duke i akuzuar si tenxhere politike mediatike që po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Varfanjak idesh dhe i zënë kaps me jashtëqitjen e viteve 1990, ky tipi ynë kryeministër i shterpëzuar në vanitetin e tij propagandistik pret që mediet ti trumbetojnë madhësinë e madhërisë së tij....
Burimi:
sot.com.al