Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me pamje nga pista e skive në fshatin Dardhë të Korçës, duke uruar qytetarët për një fundjavë të mbarë. “Mirëmëngjes, dhe me energjinë e bukur nga fshati Dardhë në Korçë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama krahas fotove. Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, të cilët shijojnë bukuritë natyrore dhe turizmin dimëror.