“Front i përbashkët kundër qeverisë”, Hasimja takon Berishën dhe sqaron nismën “Forumi për Dialogun Politik”

“Front i përbashkët kundër qeverisë”, Hasimja takon Berishën dhe sqaron nismën “Forumi për Dialogun Politik”

Ermal Hasimja dhe Forumi për Dialogun Politik takuan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe aleatët tradicionalë të PD-së për të diskutuar rrugën për bashkimin e opozitës në betejën kundër qeverisë Rama. Në fund të bisedës, Ermal Hasimja konfirmoi se është gjetur gjuha e përbashkët që të gjitha partitë e opozitës dhe figura të shoqërisë civile të ulen së bashku në një tryezë dhe të krijojnë një front të përbashkët. “Kemi gjetur një gatishmëri shumë të mirë nga ana e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kuptohet, edhe një mirëkuptim shumë të madh. Nuk ka pasur kushte. Përkundrazi, ka një interes të madh që kjo të zhvillohet dhe që të arrihet në një aksion të përbashkët, në një mirëkuptim të përbashkët”, tha Hasimja. Ermal Hasimja dhe Forumi...