Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Frika nga qytetarët, mjaftoi që Kryeministri të vepronte”/ Gjunkshi: Institucionet, reaguan vetëm pas protestave
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar lidhur me situatën e mungesës së ujit në Vlorë, duke deklaruar se qyteti ka qenë pa furnizim për gjashtë ditë, duke e cilësuar situatën si alarmante për qytetarët. Sipas tij, uji është një nevojë jetike dhe jo luks, pasi lidhet drejtpërdrejt me jetesën, higjienën dhe nevojat bazë të përditshme. Gjunkshi thekson se vetëm pas katër ditësh pa ujë qytetarët dolën në protestë, ndërsa në të njëjtën kohë, sipas tij, punonjës të Bashkisë merrnin pjesë në aktivitete festive. “Dhe u desh edhe protesta e kësaj të hëne që të reagonte Kryeministri Edi Rama. Madje, reagimi ishte për ta “siguruar” ujin… për gjysmë dite. Këtë duhej ta bënte që ditën e parë, nëse do të kishim një shtet serioz....