Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e Dhionisios Alfred Belerit, duke vulosur kështu dështimin e radhës juridik të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kundër dënimit të tij penal. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Belerit për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit (korrik 2024) dhe Gjykatës së Lartë (korrik 2025). Me këtë hap, rruga ligjore e Belerit brenda institucioneve shqiptare për të sfiduar dënimin e tij quhet e mbyllur. Fredi Beleri, sot euro-deputet i zgjedhur si përfaqësues i Greqisë, u arrestua në maj të vitit 2023, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve vendore, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Ai u dënua me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO),...