FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Kryeministri Edi Rama, pasi ka vizituar Korçën gjatë ditës së sotme 23 shkurt me helikopter, ka shkuar edhe në Vlorë. Me helikopterin e Forcave të Armatosura, i shoqëruar nga një tjetër helikopter që vinte pas, Kryeministri i vendit Edi Rama sapo ka mbërritur në Vlorë. Rama është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta, për të nisur më pas vizitën në Vlorë, raporton gazetarja e Klan News Greta Haskaj. Mësohet se do të ndalet në projektin e qendrës multifunksionale që po ndërtohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku do të ketë një takim me disa investitorë. Nga Korça, ku shkoi me helikopter gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama replikoi edhe me kryetarin e PD-së Sali Berisha, që më herët...
Burimi:
javanews.al