FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës
Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Elda Hoti, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme të martën në mëngjes. Ata janë thërritur si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes në detyrë të Tropojës, Zyra Islamaj. Zyra Islamaj, e cila ushtronte kompetencat e kryetares pas arrestimit të Rexhë Byberit, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “korrupsion pasiv”. Kryetarja në detyrë e Bashkisë përmes një tenderi të hapur, ka ndërhyrë tek ndërtuesi Rrok Gega, në mënyrë që ky i fundit të ndërtonte një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. SPAK thotë se Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim...
Burimi:
javanews.al