FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel. Rama është takuar me Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa. Takimi i Ramës me Costa-n do të jetë një mundësi për të diskutuar sfidat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit. Sjellim ndërmend se një nga çështjet kryesore të mbetura pezull është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit, i njohur si IBAR, i cili lidhet me kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave. Deri më tani, Shqipëria nuk ka mundur ta marrë këtë raport të plotë dhe të miratuar nga shtetet anëtare të BE-së. Pa aprovimin e këtij dokumenti, procesi i mbylljes së kapitujve nuk mund të ecë përpara....
Burimi:
javanews.al