FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

Zona e Tales në Lezhë, është prej kohësh një destinacion i përzgjedhur turistik, i cili çdo vit e më shumë po tërheq një numër në rritje vizitorësh. Për të kompletuar infrastrukturën që lehtëson aksesin në zonë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të turizmit, qeveria ka mbështetur projektin e bashkisë për ndërtimin e një rruge të re, që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë-Tiranë, një investim me gjatësi 6.3 km, i ndërtuar sipas standardeve moderne, me korsi biçikletash, trotuare në të dy anët dhe elementë dekorative. Kryeministri Edi Rama, ishte sot, 7 prill, në Lezhë i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Së bashku edhe me banorë të zonës, të cilët e kanë mirëpritur...