FOTO-LAJM/ Protesta e PD, policia nis zbatimin e masave, Kuvendi rrethohet me gardh metalik

FOTO-LAJM/ Protesta e PD, policia nis zbatimin e masave, Kuvendi rrethohet me gardh metalik

Teksa ngelen pak orë nga protesta e opozitës, policia ka nisur me zbatimin e planit të masave. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, policia ka vendosur gardh metalik para Kuvendit të Shqipërisë, për të paraprirë percipitimin e protestës. Kujtojmë se gjatë protestë së kaluar të opozitës pati tensione dhe përplasje para Kuvendit, mes protestuesve dhe policisë, por dhe para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë.